.
Published On: Tue, Jan 21st, 2014

Mimoza Krasniqi

Share This
Tags

mimoza-1Mimoza Krasniqin e kemi parë tek sfilon, në reklamat e ndryshme televizive, në foto e kataloge modelesh dhe si pjesëmarrëse e Big Brother Albania 2.

Por si është modelja gjakovare në jeten e saj të përditshme, kur zgjohet, cili është talenti që do dëshironte ta kishte dhe shume pyetje tjera interesante.

Në cilen orë bie alarmi i mëngjesit?
M.Krasniqi : Zakonisht zgjohem pa alarm, jam mësuar, më del gjumi në orën 09:00.

Cili është mendimi parë që ju vjen në mendje sapo zgjoheni?
M.Krasniqi : Mendimi i parë që më vjen në mendje është të çohem dhe të përqafojë nipin tim të dashur.

Ku dhe me kë e pini kafen e mëngjesit?
M.Krasniqi : Ndodh qe e pi me familjarët ose me shoqërinë, varet.

Modelimi për ty është?
M.Krasniqi: Modelimi për mua është një eksperiencë më shumë.

Mimoza e pistave apo e fotove?
M.Krasniqi: Mimoza e fotove. Aty e gjej veten më së miri.

Do të sfilonit për Victoria’s Secret?
M.Krasniqi: Do të ishte nder i madh. Ëndërr e çdo femre besoj.

Modelja/modeli preferuar?
M.Krasniqi: Modelja Adriana Lima është idoli im, ndërsa model nuk kam ndonjë të preferuar.

Suksesi juaj më i madh?
M.Krasniqi: Akoma nuk kam arritur dicka që ta quaj sukses të madh.

Big Brotheri për ty ishte?
M.Krasniqi: Një eksperiencë e bukur që ndodh vetëm një herë në jetë.

A do të pozonit nudo?
M.Krasniqi: Jo, nuk do të pozoja nudo sepse të une foto nuk është gjithcka që ta bëja këtë sakrificë.

Shkrimtari i preferuar?
M.Krasniqi: Shkrimtari im i preferuar është Nicholas Sparks.

Në cilat gjëra e teproni?
M.Krasniqi: Nuk e teproj kurrë në asgjë, kam për çdo gjë një kufi.

Facebook apo Instagram?
M.Krasniqi: Istagrami.

Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
M.Krasniqi: Do të doja të kisha talent për violinë.

Kujt keni dëshiruar t’i ngjani kur keni qenë e vogël?
M.Krasniqi: Adelina Ismajlit (qesh).

Storia më e bukur e dashurisë?
M.Krasniqi: Akoma një histori të tillë nuk e kam provuar.

Cila është fjala që përdorni më shpesh?
M.Krasniqi:  “Ishalla” dhe “kismet”.

A i frikësohesh vdekjes?
M.Krasniqi: Jo nuk i frikësohem.

Per fund?
M.Krasniqi:  Përshendes gjithë fansat e mi kudo që janë.

Fiona Stuja/radiogjakova/

mimoza-