.
Published On: Fri, Oct 11th, 2013

Mimoza në Duzhnje: Premtimet që ju dhanë pushteti aktual, nuk i mbajtën

Share This
Tags

mimoza-duzhnjeGjakovë- Mimoza Kusari-Lila ka takuar banorët e fshatit Duzhnje. Ajo ju ka thënë se ka ardhur këtu disa herë, porse këtë rradhë për të shpalosur programin e saj për këtë zonë.

“Situata në Reken e Keqe është shumë më keq sesa ka qenë në vitin 2009 dhe ato premtime që ju bëri kjo strukturë qeverisëse nuk ju realizoj kurrë. Është shumë e rëndë për ju që edhe pas 7 viteve kjo qeverisje vjen dhe ju premton rrugë, rrjetë të ujësjellësit dhe kanalizimeve, projekte këto që nuk i ka pasur asnjëherë në prioritetet e punës së tyre”, është shprehur Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se Komuna e Gjakoves është mbyllur si karantinë pasi bllokon projekte dhe del i thotë qytetarëve që unë nuk bëra as gjë për Gjakovën. “Keni parë reagimin e kësaj qeverie kur ka filluar procesi i transferimit të Aeroportit të Gjakovës, kjo qeverisje nuk ka kthyer përgjigje për pronën e kërkuar për zonën e lirë ekonomike sepse te gjitha pronat e komunës shfrytëzohen nga individ të caktuar për të cilat qytetarët nuk kanë njohuri”, ka shtuar Mimoza.

Kandidatja e AKR-së ka thënë se kjo garë është esenciale për t’i ndërruar kahjen proceseve në Komunën e Gjakovës e cila, sipas saj, është degraduar nga qeverisja lokale. “Bashkë do mundemi më shumë dhe më mirë për Gjakoven duke realizuar projektet konkrete që do përmisojnë gjendjen e përgjithëshme të komunës së Gjakovës”, e ka përmbyllur fjalen e saj, Kusari-Lila./radiogjakova/