.
Published On: Wed, Oct 30th, 2013

Mimoza në Nivokaz: Me mua zhvillimi ekonomik do jetë i prekshëm

Share This
Tags

mimoza-nivokazGjakovë- Kandidatja e AKR-së për Gjakovën Mimoza Kusari – Lila, e ka vazhduar fushaten elektorale në takim me banorët e fshatit Nivokaz.

Duke e kërkuar votën e këtyre banorëve, Kusari – Lila, ka premtuar se në qeverisjen e saj Gjakova do ta ketë një hov të zhvillimit ekonomik, i cili shpejtë do të jetë i prekshëm për qytetarët.

“Nuk jam para jush per t’ju premtuar rrugë, rrjet të kanalizimit, apo të ujësjellesit, pasi që këto janë bazike dhe është dashur të kryhen shumë më herët, por jam ketu për t’ju siguruar se do angazhohem për zhvillimin ekonomik, për hapjen e vendeve të reja të punës përmes partneritetit publiko-privat me synime të qarta që të zhvillojmë dhe përkrahim idete e reja të biznesit dhe frymen e ndërmarrësisë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, sektori tjetër me prioritet është zhvillimi i bujqesisë dhe blektorisë përmes sistemit të granteve qe do të krijohet që në mandatin e parë./radiogjakova/