Mimoza në Prizren, takon zejtarët gjakovarë
Gjakovë- Kusari Lila ka vizituar të mërkuren qytetin e Prizrenit ku ka takuar zejtarët gjakovarë që një herë në javë plasojnë punimet e tyre ne tregun e Prizrenit.
Mimoza Kusari-Lila i ka siguruar ata që pas 3 nëntorit nuk do ta kenë të nevojshme që hapësirat e tregut t’i kërkojnë në komunat tjera, porse do të angazhohet që sa më shpejtë të vendosë standarte për të gjitha format e tregut në komunën e Gjakovës.
“Ka ardhur koha që Gjakovës t’ia kthejmë identitetin e nëpërkëmbur nga kjo klikë njerëzish që sot janë në pushtet, andaj unë ndodhem këtu për t’ju dëshmuar juve se do punojmë bashkë dhe do t’i ruajmë dhe promovojmë me shumë fanatizën punën tuaj të çmuar. Unë ju siguroj përmisimin e infrastrukturës së tregjeve përmes partneritetit publiko-privat, lirimin nga të gjitha taksat që sot janë barrë për artizanatet në komunën e Gjakovës. Puna e dorës dhe veprimtaritë tjera tradicionale, do të jenë pjesë e promovimit turistik dhe ekonomik dhe çdo herë do jenë prioritet për qeverisjen e ardhshme në Gjakovë”, tha ndër të tjera Kusari-Lila./radiogjakova/