Mimoza në Tiranë: Studentët janë aseti ynë më i çmuar
Tiranë- Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila ka takuar studentët gjakovarë që studiojnë në Tiranë. Ajo para tyre ka shpalosur programin dhe vizionin për Gjakoven duke u ndalur me theks të veçante në planet konkrete për zhvillimin ekonomik të Gjakovës.
“Gjakova do te jetë një vend më i zhvilluar ekonomikisht dhe me shkallë më të rritur të punësimit ku gjeneratorë për këtë zhvillim do të jetë sektori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Plani ynë do të trajtojë si prioritet stimulimin e ndërmarrjeve vendore por do të fokusohet gjithashtu në krijimin e kushteve për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtëpërdrejta për të siguruar një zhvillim më të qëndrushëm lokal”, u shpreh Kusari-Lila.
Ndër planet konkrete ajo prezantoi promovimin e zonës së lirë ekonomike në Gjakovë, krijimin e qendrave për zhvillimin industrial, krijimin e sistemit te granteve për bizneset e reja si dhe eleminimin e lejeve, licencave dhe te pagesave te panevojshme për bizneset e vogla dhe të mesme.
“Ju jeni truri i Gjakovës dhe pas datës 3 nëntor ju do keni një kryetare e cila do përkujdeset që t’ju krijoj kushtet e duhura që pas përfundimit të studimeve t’i ktheheni Gjakovës dhe së bashku të punojmë për zhvillimin e komunës tonë”, u tha studentëve, Kusari-Lila.
Ndër çështjet që ngritën studentët ishin politizimi i tetarit dhe mënyrat e kthimit për një teatër me vlera kulturore siç ishte dikur, ndërtimet pa leje dhe zgjidhja e planeve ngulfatëse të urbanizimit që është bërë deri me tani.
Kusari Lila i ka siguruar studentët që krahas ngritjes së nivelit të teatrit dhe depolitizimit të këtij institucioni kulturor, do të angazhohet që Gjakova të ketë një amfiteatër të hapur i cili do shërbejë gjatë veres për festivalet dhe shfaqjet, kurse gjatë dimirit do të shfrytëzohet për patinazh dhe aktivitete tjera.
Sa i takon degradimit të planeve urbanistike dhe objekteve pa leje Kusari-Lila tha se nuk ka frikë nga kjo sfidë pasi që do shyrtohen mundësite për legalizimin e disa objekteve, kurse në hapsirat ku degradimi është i skajshëm do rrënohen ndërtimet të cilat e kanë dëmtuar një plan të mirfilltë urbanistik.
“Ndërtimi i rezines në partneritet publiko-privat do realizoj projektin tonë për Gjakovën e re. Të gjitha qytetet zgjerohen kurse nga qeverisja aktuale në Gjakovë kemi pasur vetem ngulfatje dhe as gjë tjetër”, tha për fund Mimoza Kusari-Lila./radiogjakova/