Mimoza takon banorët e bashkësisë së tetë lokale
Gjakovë- Mimoza Kusari-Lila ka takuar banorët e bashkësisë së tetë lokale, ku ka bërë prezantimin e programit zhvillimor per Gjakovën.
“Jam këtu para jush për t’ju siguruar se pas një javë do jemi duke festuar fitoren për Gjakovën, fitoren për ndryshimin dhe mundësin e zhvillimit të komunës sonë. Jam këtu për t’ju thënë se gjatë këtyre 7 viteve ne kishim një kryetar i cili për dy mandate u zgjodh në mënyrë aksidentale. Ajo çka na mbetet që fillimisht së bashku të angazhohemi është të riparojmë dëmin e ndarjeve që e ka shkaktuar kjo klikë e njerëzve që qeverisin edhe pak ditë me Gjakovën”, tha ajo.
Kusari-Lila shtoi se në këtë bashkësi lokale aq larg ka shkuar ironia e kësaj qeverie sa që para dy ditësh tentuan që t’ju mashtrojnë me shtrimin e zhavorit në rrugët e juaja të shkatërruara.
“Në fillim të vitit 2014 do të organizojmë një konferencë të veçantë të donatorëve për Komunën e Gjakovës ku mundësia e investitorëve për të ardhur në Gjakovë është rritur tashmë pas kalimit në qeveri të koncept dokumentit për zonën e lirë ekonomike”, ka thënë Mimoza Kusari Lila.