Mimoza viziton fëmijët në kopshte
Gjakovë- Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, vizitoi kopshtet e fëmijëve ku u njoftua me kushtet që institucionet private plotesojnë për fëmijët e Komunës së Gjakovës.
Kusari-Lila ka theksuar se Komuna e Gjakovës në drejtimin e saj do të jep përkrahje kopshteve dhe institucioneve parashkollore për të ngritur nivelin e kushteve për fëmijët.
Kandidatja e AKR-së, sipas axhendes ishte planifikuar që t’i vizitonte edhe kopshtet publike, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur sepse siç ka njoftuar Zyra pë Infromim, disa drejtor të këtyre kopshteve për arsye politike nuk e konfirmuan gadishmërinë për ta pranuar Kusari-Lilen për vizitë./radiogjakova/