Ministri Shala dhe kryetarja Kusari-Lila, nënshkruajne memorandumin e realizimit të projektit: “Ndërtimi i kompleksit të Tenisit në Komunën e Gjakovës”
Gjakova do të bëhet me qendër te tenisit. Fusha të tenisit pritet të ndërtohen këtë vit në qendrën rekreative në Shkugës, për t’iu mundësuar dhjetëra e qindra talentëve të tenisit në Gjakovë dhe më gjërë, kushte më të mira. Teniseret deri më tash kanë ushtruar në salla të mbyllura, ndërsa është dashur të udhëtojnë në qytetet fqinjë që të organizojnë gara. Por, kjo nuk do të ndodhë më, pasi sot, (te premten) kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me qëllim të realizimit të projektit: “Ndërtimi i kompleksit të Tenisit në Komunën e Gjakovës”, në të cilin Ministria do të investojë 450 mijë euro. Me këtë rast, ministr Shala, eshte shprehur se Ministria është duke bashkëpunuar ngushtë me komunat e Kosovës dhe po i ndihmon ato, duke realizuar investime kapitale në sport, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive në vend. Shala, ka shtuar se ndërtimi i këtij kompleksi të tenisit, është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Gjakovën, por edhe për Kosovën, sepse do të krijohen kushte moderne për gjithë ata që merren me tenis. Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka falënderuar ministrin Shala për bashkëpunimin dhe u shpreh se ky kompleks ka një rëndësi të madhe për komunën e Gjakovës.
Ky lajm është mirëpritur posaçërisht nga tenistët aktiv të qytetit, ndërsa udhëheqësi i klubit të tenisit “Sporek” në Gjakovë, Arsim Haxhishabani, eshte shprehur se Gjakova e meriton te kete një kompleks të tillë pasi ka shumë talent që sipas tij nuk kanë pasur kushte të mira për punë. “Deri me tani kemi punuar ne kushte shume te veshtira. Ndertimi i ketij kompleksi ofron kushte shume te mira adhuruesit e ketij sporti, ku padyshim se do te kete edhe rezultate shume me te mira. Gjakova disponon me tenisiere te talentuar te cilat kane shenuar suksese edhe ne garat evropiane. Por me kushtet te cilat do t’i ofroj ky kompleks padushim se do te rritet numri i tyre por edhe i sukseseve”, eshte shprehur Haxhishabani.