.
Published On: Tue, Jul 25th, 2017

Miqësore, Vëllaznimi mposhtet nga Llapi

Share This
Tags

Skuadra e Vëllaznimit është mposhtur 2 me 1 në miqësoren ndaj Llapit në Gjakovë.

Golat e Mentor Zhdrellës dhe Leart Eminit nga një për secilën pjesë zhvlerësuan atë të kuqezinjve.

Trajneri Ismet Munishi iu dha mundësinë të tregojnë vlerat e tyre pothuajse të gjithë lojtarëve që po stërviten me skuadrën, përfshirë edhe atyre që janë në provë.

Njëjtë sikurse për miqësoren e kaluar, edhe për këtë ndaj Llapit pati një interesim nga futbolldashësit gjakovarë të cilën e përcollën ndeshjen nga shkallët e stadiumit./radiogjakova/