.
Published On: Sun, Mar 16th, 2014

Misioni Superligë, Vëllaznimi përballë Istogut

Share This
Tags

kuqe-jakGjakovë- Pas pushimit disa mujor, në Gjakovë hapet perdja e stinorit pranveror të Ligës së parë futbollistike të Kosovës. Futbollistët e Vëllaznimit, kampion nga stinori vjeshtor me 36 pikë të tubuara,  prej orës 14:00 në stadiumin e qytetit do të përballen me Istogun, skuadrën e dytë në rradhitjen tabelare që ka 4 pikë më pak se Vëllaznimi.

Mes dy sezonave kanë pasuar shumë zhvillime në klubin futbollistrik. Komuna ka siguruar pagat e mbetura për futbollistët, ndërsa shtabi teknik me në krye Ajet Shoshosllin kanë punuar intensivisht në ushtrimet për përgatitje sa më të mira.   Klubi ka mbajtur Kuvednin zgjedhor dhe deri në qershor do ta ketë statusin e klubit publik nën përkujdesjen e komunës së Gjakovës, në mënyrë që në të ardhmen të shndërrohet në klub publiko-privat.

Në ndërkohë  kryesia e re e klubit dhe tifozeria gjakovare me “Kuqezinjtë e Jakovës” janë mobilizuar për një sezon të frytshme sportive që nga ndeshja e parë që kundër Istogut. Pritet një numër i madh i adhuruesve të futbollit dhe një  shfaqje e këndshme sportive e ndjekur me  një festë të futbollit.

Në këtë ndeshje në mbështetje të futbollistëve gjakovarë pritet të jetë edhe kryetarja e komunës, Mimoza Kusari Lila. Ajo ka thënë se është tifoze e zjarrtë e Vëllaznimit dhe si e tillë prêt fitore dhe ditë më të mira për skuadrën e cila, sipas saj, e ka vendin në Superligën e futbollit kosovar./radiogjakova/