Nagavci: Altenativa jonë për ekonominë më e mira
Gjakovë- Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga rradhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci e shoqëruar nga kandidatët për Asamble, vizitoi lokalet afariste në qytetin e Gjakovës, ku u njoh me vështiresitë e tyre që kanë në punë.
Pronarët e dyqanëve thanë se papunësia dhe mos zhvillimi ekonomik ka bërë që bizneset e tyre të kenë veshtirësi për mbajtjen e këtyre lokaleve që vetëm i mbajnë të hapura sa për të mbijetuar.
Nga ana tjetër, Nagavci u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje në programin e saj për komunën e Gjakovës e ka si shtyll zhvillimin ekonomik dhe me këtë do të fitojnë shumë shtresa në shoqeri dhe sigurisht bizneset dhe lokalet afariste në Gjakovë.
“Lëvizja Vetëvendosje zhvillimin ekonomik e ka në progarmin e saj dhe është e vetmja alternativë që do ngjallë ekonominë e Komunës së Gjakovës ku nga ky zhvillim ekonomik dë të përfitojnë të gjitha bizneset dhe lokalet afariste”- tha ndër të tjera Nagvci.
Kandidatja për kryetare me bashkëpuntorët e saj në ditët në vazhdim do vizitojnë lokale tjera afariste dhe do të shpalosin programin e tyre qeverisës./radiogjakova/