.
Published On: Mon, Oct 21st, 2013

Nagavci: Bujqësinë dhe zhvillimin ekonomik e kemi prioritet

Share This
Tags

nagavci-sheeraGjakovë- Lëvizja Vetëvendosje vizitoi Shoqatën Afariste të Grave “She-era”. Kandidatja për kryetare të komunës, Arbërie Nagavci, së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal, u njoh nga afër me veprimtarinë, projektet aktuale, si dhe bashkëpunimin që ka kjo shoqatë me Kuvendin e Komunës.

Arbërie Nagavci njoftoi Shoqatën e Grave për programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me organizata në Komunën e Gjakovës.

“Bujqësia dhe zhvillimi ekonomik janë dy nga prioritetet më të rëndësishme të programit tonë. Zyra për zhvillim ekonomik, që parashihet në programin tonë, do të ketë një rol ndërmjetësues dhe këshillues, do të jetë mbështetje edhe për gratë në biznes”, u shpreh Nagavci, duke shtuar se Vetëvendosje garanton mbështetje për agrobizneset sepse me to parashohim zhvillimin e ekonomisë.

Ardiana Qela, nga shoqata “She-era” njoftoi për punën e shoqatës dhe projektet e tyre. “Ne kemi projektet nëpërmjet të cilave kemi kërkuar mbështetjen e grave në agrokulturë nga qeverisja komunale, siç është lirimi nga taksat për bizneset e reja dhe mbështetja me ekspertizë për fermeret e reja”, u shpreh Qela.