.
Published On: Wed, Oct 9th, 2013

Nagavci derë më derë për të shpalosur programin

Share This
Tags

nagavci-takimeeGjakovë- Lëvizja Vetëvendosje qendra në Gjakovë vazhdon takimet me qytetarët në komunën e Gjakovës ku kandidatja për kryetare për komunën e Gjakovës, Arbërie Nagavci së bashku me kandidatët për asamblenë komunale derë më derë, lagje në lagje dhe nëpër fshatra po shpalosin para qytetarëve nga afër programin për komunën e Gjakovës si dhe po interesohen për brengat dhe problemet e tyre.

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Arbërie Nagavci,  ju tregoi qytetarëve të komunës së Gjakovës arsyen e vizitave dhe takimëve që ajo së bashku me kandidatët për asamble komunale nga Vetëvendosja janë duke bërë nëpër lagje dhe fshatra të Gjakovës.

“Lëvizja Vetëvendosje ka programin që përfshin të gjithë qytëtarët ku ka zgjidhje për të gjitha sferat. Takimet që po bëjmë nëpër shtëpi, dyqane,lagje dhe fshatra është që t’ju tregojmë qytetarëve së programi ynë nuk paraqitet vetëm në media, portale dhe në mënyrë të shkruar por do të jetë i pranishëm dhe do t’i prezantohet çdo banorit të komunës së Gjakovës”, u shpreh Nagavci.

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Gjakovë dhe kandidatja për kryetare për Komunën e Gjakovës së bashku me kandidatët për asamble komunale do të vazhdojnë takimet në lagje, fashtra dhe në shtëpi derë më derë.