.
Published On: Sat, Oct 26th, 2013

Nagavci: Gjakova do të krenohet përsëri me sportin

Share This
Tags

nagavci-sportiGjakovë- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë mbajti takim me sportistë dhe tifozë në Gjakovë. Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës Arbërie Nagavci dhe kandidatët për asamble shpalosën programin për sportin.

Arbërie Nagavci tha se sektorin e sportit do ta departizojmë, sepse deri tani sportin në Gjakovë e kanë zaptuar njerëzit partiak të cilët kanë menaxhuar me klubet e sportit. “Ne do t’i fillojmë investimet në sport që nga shkolla fillore. Do të krijojmë hapësira sportive nëpër shkolla. Ne nuk premtojmë stadiume milionëshe si partitë tjera, të cilat nuk kanë  investuar asnjëherë në sportin e Gjakovës”, tha Nagavci duke shtuar se sporti ka qenë krenari për qytetarët e Gjakovës, sidomos futbolli.

Më tej, Nagavci tha se do të përkrahë talentet e reja, sepse dihet që Gjakova ka nxjerrë gjithmonë sportistë të talentuar dhe dihet se nuk kanë pasur përkrahje gjatë këtyre viteve të pas luftës.

“Turneu dimëror në futboll të vogël që gjatë një muaji e kthente Gjakovën në një qytet të sportit, në udhëheqjen tonë do të ketë përkrahje. Po ashtu do të mbështesim organizimin e turneut në hendboll “Bashkim Idrizi”  si dhe kërcimet nga “Ura e Fshejtë”. Sa i përket klubit të futbollit “Vëllaznimi”, nëse futbollistët dhe sportistët parashohin që klubi të privatizohet atëherë ne do të lirojmë nga taksat investitorët që duan të menaxhojnë me klubin”, – u shpreh Nagavci.