.
Published On: Wed, Oct 23rd, 2013

Nagavci: Në Goden nuk ka kushte minimale për jetesë

Share This
Tags

nagavci-godenGjakovë- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë vizitoi fshatin Goden. Në takim me banorët e fshatit kandidatja për kryetare të Komunës, Arbërie Nagavci, së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal shpalosën programin e Lëvizjes Vetëvendosje për Gjakovën.

“Kryetari i deritashëm, Pal Lekaj thotë se duhet të vazhdohet me këtë udhëheqje. Thotë se nuk ka fshat, lagje dhe lokalitet që nuk është rregulluar dhe ndriçuar. Fshati Goden  dhe banorët demantojnë Pal Lekajn. Në fshatin Goden nuk ka kushte minimale për jetesë. Në këtë fshat nuk është investuar as në bujqësi e as në ndonjë fushë tjetër”, tha Arbërie Nagavci, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje synim dhe prioritet ka zhvillimin ekonomik dhe bujqësinë, ku parashihen subvencione për bujqit dhe fermerët.

“Me qeverisjen e Vetëvendosjes fshati Goden dhe Hasi në përgjithësi do të zhvillohen ekonomikisht, sepse ne do të investojmë që të zhvillohet bujqësia, e cila rritë zhvillimin ekonomik”, u shpreh Nagavci.

Banorët e fshatit Goden u shprehën të zhgënjyer me qeverisjen lokale. Ata thanë se kryetari Pal Lekaj nuk ka ardhur të na vizitojë, madje as në kohë fushate.