.
Published On: Wed, Oct 30th, 2013

Nagavci në Rogovë: Do t’i mbrojmë prodhimet vendore

Share This
Tags

nagavci-krasniqiGjakovë- Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës Arbërie Nagavci dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie, janë takuar me banorë të fshatit Rogovë të Hasit, para të cilëve kanë shpalosur programin politik dhe qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Duke folur para rogovasve Nagavci ka thënë se se Lëvizja Vetëvendosje nuk jep premtime të kota, por ka programin e saj, i cili ofron zgjidhje për problemet e qytetarëve.

“Ne kemi nëntë prioritete, ndër të cilat kryesorja është rritja dhe zhvillimi ekonomik. Vetëvendosje ka në plan rritjen e buxhetit për bujqësinë, me zhvillimin e së cilës hapen vende të reja të punës. Gjithashtu, ne do të ndihmojmë dhe stimulojmë prodhimet vendore, të cilat edhe do t’i mbrojmë”, tha Nagavci.

Nga ana tjetër, deputeti Visar Ymeri tha se prodhimi është faktori kryesor për zhvillimin e një shteti dhe të një komune. “Ne do të ndihmojmë prodhimet vendore, sepse prodhimi është baza e zhvillimit ekonomik”, u shpreh Ymeri./radiogjakova/