Nagavci njofton intelektualët e “Jakovës” me programin e VV-së
Gjakovë- Kandidatja për kryetare, Arbërie Nagavci ka mbajtur takim me Shoqatën Intelektualëve “Jakova”. Para tyre ajo tha se programi qeverisës i VV-së ka synim rritjen dhe zhvillimin ekonomik, e cila është shumë e rëndësishme për ringjalljen e komunës së Gjakovës në shumë sfera.
“Në programin e Lëvizjes Vetëvendosje është edhe bashkëpunimi me organizatat e ndryshme në komunë. E sigurisht edhe Shoqata e Intelektualëve ‘Jakova’ do të jetë bashkëpunëtorja jonë”, tha Nagavci.
Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, Masar Rizvanolli, tha se duhet të rritet niveli intelektual i elektoratit, sepse askush nuk shikon programin dhe kjo e dëmton procesin zgjedhor. “Elektorati duhet të jetë real dhe të zgjedh njerëzit e duhur”, shtoi ai.
Malush Tullumi, anëtar në Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”, njoftoi kandidatët e Vetëvendosjes me punën e tyre, ndërsa shprehu mirënjohjen për këtë subjekt politik me rastin e denoncimit të rasteve të keqpërdorimit të votave./radiogjakova/