.
Published On: Sun, Feb 11th, 2018

Ndalet Liburni, mungon në finalen e Kupës pas 8 vitesh

Share This
Tags

Klubi i futsallit Liburni pas tetë vitesh nuk shkon në finale të Kupës pasi në Pejë pësoi humbje pas ekzekutimit të penalltive në ndeshjen gjysmëfinale kundër Besës.

Ishte një ndeshje e bukur me shumë aksione shënimi nga të dyja anët. Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Ekzekutimi i penalltive vendosi finalistin ku lojtaret e Besës ishin më të saktë dhe fituan me rezultat 5-4.

Por, drejtues të FC Liburn kanë pasur shumë vërejtje në ndarjen e drejtësisë. Sipas tyre gjyqtarët e kanë dëmtuar klubin gjakovar për çka kanë paralajmëruar ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës./radiogjakova/