.
Published On: Fri, Nov 29th, 2013

Nderohen futbollistët e ndjerë gjakovarë

Share This
Tags

turniri-futbollGjakovë- Të enjten është mbajtur turneu memorial në futboll të vogël kushtuar trajnerit të ndjerë Hasan Shasivari.

Në paralojë këtë turne e kanë nderuar me paraqitje ish-lojtarët “Yjet Kigen-A” dhe Shoqata e Gjyqtarëve Profesionistë të futbollit të Gjakovës. Këtë ndeshje e fituan “Yjet Kigen-A” me rezultat 5:4.

Në këtë turne u nderuan figurat e futbollit të Gjakovës me mirënjohje post-mortum: Reshat Komoni, Arsim Spahija, Naim Kryeziu dhe Burim Deva.

Organizatorët e këtij turniri, Ardi Bakija dhe Besmir Haxhikadrija kanë falenderuar pjesëmarrësit dhe njëherit, e vlerësuan të sukseshëm turnirin./radiogjakova/