.
Published On: Mon, Sep 25th, 2017

Olimpiakos shkarkon Besnik Hasin

Share This
Tags

Aventura e Besnik Hasit në krye të Olimpiakos, ka përfunduar të dielën në mbrëmje, pesë javë pas fillimit të kampionatit grek dhe pak më tepër se dy muaj nga nënshkrimi me këtë klub.

Deçizive ishte humbja në derbi, ndaj AEK, ku Olimpiakos humbi 3-2, në një ndeshje mjaft të tensionuar, ku skuadra e Hasit ishte në avantazh të dy golave, por u përmbys në 30 minutat e fundit.

Në fakt, gjatë javëve të fundit, për shkak të rezultateve të papritura në kampionatin grek, është folur shumë për një prishje të kontratës, por dështimi në derbin ndaj AEK-ut, duket se vulosi gjithçka.

Zgjedhja e Hasit në krye të Olimpiakos nuk u prit aspak mirë nga opinioni sportiv grek, për shkak të origjinës së tij, por pavarsisht kësaj Hasi ia doli të kualifikojë ekipin grek në fazën e grupeve të Champions League.

Gjithsesi, tre ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, e kanë bindur presidentin e Olimpiakos të shkarkojë teknikun gjakovar nga drejtimi i klubit.