.
Published On: Sun, Oct 27th, 2013

Pastrohet ambienti tek shkolla e parë shqipe në Gjakovë

Share This
Tags

mimoza-shkollaGjakovë- Kandidatja e AKR-së për kryetare të Gjakovës Mimoza Kusari – Lila i është bashkuar të dielën një aksioni të forumit rinor të AKR-së për pastrimin dhe lyerjen e një objekti në qendër të qytetit, objekt i cili dikur ka shërbyer si shkolla e parë shqipe në Gjakovë, e sot përdoret si çerdhe e narkomanëve.

Kusari Lila ka shprehur keqardhjen se vende të tilla që u shërbejnë dukurive negative janë të shumta në qytetin e Gjakovës dhe as njëherë nuk e kanë pasur përkujdesjen institucionale nga qeverisja aktuale.

“Jam këtu për të dëshmuar gadishmërin time si kryetare e ardhshme e Gjakovës për t’u përkujdesur për të gjitha objektet dhe për të parandaluar degradimin e hapsirave në Komunën e Gjakovës. Ky objekt sot gjendet në vendin ku nderlidhet pjesa e vjetër e qytetit dhe pjesa e re, është në zemër të Gjakovës dhe fatkeqësisht ky objekt sot sherben si një çerdhe për përdoruesit e drogës. Neglizhenca e kësaj qeverie ka treguar se për këto shtatë vite përkujdesja institucionale sidomos ndaj objekteve qe janë në trashëgimi kulturore mungon e aq më keq shërbejnë për gjëra të tilla. Kjo është Gjakova e kryetarit aktual dhe ky është zhvillimi që i ka sjellë ai komunës së Gjakovës”, ka thënë ajo

Aksionit i janë bashkangjitur edhe disa ish-narkomanë të cilët i janë kthyer jetës normale e që në vazhdimësi mundohen që këtë dukuri në rritje në Gjakovë ta parandalojnë përmes aksioneve të tilla.