.
Published On: Wed, Nov 6th, 2013

PDK-ja mes dy zjarreve

Share This
Tags

pdk-gjakoveGjakovë- Partia Demokratike e Kosovës është vënë nën presionin e dy partive tjera, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re, të cilat me ngulm po e kërkojnë përkrahjen e PDK-së për balotazhin në Gjakovë.

Burime të gazetës “Express”, brenda AAK-së kanë bërë të ditur se nëse PDK-ja nuk e mbështetë Pal Lekajn në Gjakovë, do të prishet edhe marrëveshja e arritur të marten në Prizren, ku AAK-ja do ta mbështesë Ramadan Mujën e PDK-së.

“Nëse nuk e marrim përkrahjen e PDK-së në Gjakovë, as PDK-ja nuk do ta ketë përkrahjen tonë në Prizren”, ka thënë ky zyrtar i AAK-së për Expresin. Nga ana tjetër, edhe AKR-ja po e kërkon përkrahjen e PDK-së për ta fituar garën në raundin e dytë në Gjakovë.

Zyrtarë të AKR-së i kanë thënë “Expresit” se nëse partia e Thaçit nuk e mbështetë Mimoza Kusari – Lilën në balotazh, atëherë partia e Pacollit do të dalë nga qeveria qendrore. “Nëse PDK nuk e mbështetë Mimoza Kusari – Lilën në Gjakovë, atëherë mbetja në koalicion me PDK-në është e pa kuptimtë”, ka thënë ky zyrtar i AKR-së./radiogjakova/