.
Published On: Fri, Nov 8th, 2013

PDK-ja vendos: As me Mimozen, as me Palin

Share This
Tags

pdk-fermeretGjakovë-  PDK-ja e Gjakovës më në fund ka thyer heshtjen dhe ka dal me një qëndrim rreth koalicioneve. Në një shkrim të “Express”-it ku citohet Hajdar Beqa thuhet se fuqia e trete politike në Gjakovë ka vendosur të marrë rolin e asnjëanësit.

Sipas Beqës, PDK-ja në Gjakovë nuk do përkrahë as Mimoza Kusari-Lilen, as Pal Lekajn. Arsye për këtë është për të ruajtur partneritetin e ndërtuar me AAK-në në disa komuna dhe partneritetin me AKR-në në Qeveri.

Beqa ka thënë se PDK-ja është e hapur për koalicione pas balotazhit që pritet të mbahet më  1 dhjetor.  “Nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje pa përfunduar raundi i dytë i zgjedhjeve”, është shprehur Beqa per “Express”.

Kryetari i PDK-së ka ftuar anëtarët dhe elektoratin e PDK-së të votojnë më 1 dhjetor duke zgjedhur oferten dhe kandidatin më të mirë që ata mendojnë./radiogjakova/