Pingpong, një fitore dhe një humbje për Vëllaznimin
Prishtinë- Në javën e parë të garave ekipore, KPP Vëllaznimi shënoj një fitore 3:0 kunder KP Topi dhe më pas me të njejtin rezultat humbi nga Trepca.
Ballafaqimi me Trepcën ka pasur mjaft kthesa, sidomos në dy ndeshjet e fundit ku lojtarët e Vëllaznimit ishin në avantazh fillimisht, më pas humben 1:3 (11:8, 8:11, 9:11 dhe 9:11) si dhe në ndeshjen e fundit 2:3 (9:11, 11:6, 8:11, 11:6 dhe 5:11).
Liga e parë (kategoria e dytë e pingpongut kosovar) do të ketë rivalitet të madh këtë vit pasi që së paku 5 ekipe me kualitete të përafërta do të luftojnë për dy vendet e para që sigurojnë kualifikimin për në superligë.
Në javë e dytë, Vëllaznimi luan kundër Mushtishtit dhe kundër Galileos.