.
Published On: Sun, Feb 9th, 2014

Pingpong, Vëllaznimi ju rikthehet garave

Share This
Tags

vellaznimi-pingpongGjakovë- Klubi i pingpongut Vëllaznimi është regjistruar për edicionin e ri të garave të pingpongut në Kosovë. Ky është lajm i mirë për pingpongun gjakovar, pasiqë viteve të fundit klubi kishte kaluar kriza të ndryshme financiare dhe lojtarët kryesorë kanë qenë inaktiv.

Kjo kishte ndikuar që klubi të largohet nga superliga dhe të përfundojë në fund të kategorisë së dytë të pingpongut kosovar. Klubi është riaktivizuar me kryesi të re në muajin tetor të vitit 2013 si iniciativë vullnetare e entuziastëve të sportit dhe ish-lojtarëve të klubit, që tani synojnë të stabilizojnë dhe zhvillojnë pingpongun si sport në Gjakovë.

Lojtarët e regjistuar që do ta përfaqësojnë klubin në sezonën 2014 janë: Gembi Xërxa, Alkit Shehu, Arlind Bytyqi, Lekë Selitaj, Admir Boshnjaku (trajner/lojtar) dhe dy të rinjët Blini Stavileci dhe Andi Boshnjaku. Pas rikthimit të klubit në palestrën e qytetit, do të formohen edhe grupmoshat e reja të kadetëve dhe minikadetë si dhe ekipa e femrave./radiogjakova/