.
Published On: Sun, Mar 30th, 2014

Prishtina-Peja, marre e madhe

Share This
Tags

ndeshja-Gjakovë- (E plotësuar) Në mënyrën të turpshme ka përfunduar ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Prishtinës dhe Pejës.

Skuadra e Pejës e ka lëshuar palestrën ‘Shani Nushi’ në Gjakovë. Pejanët nuk deshën ta vazhdojnë lojën pasi pretendojnë se ‘Shqiponjat’ u përjashtuan nga palestra pa të drejtë.

“Ne nuk duam të vazhdojmë ndeshjen, pasi Shqiponjat u përjashtuan pa të drejtë nga salla. Ata nuk bënë asgjë për tu ndëshkuar. Ne luajmë për publik dhe nuk kemi arësyje të dalim në palestër pas përjashtimit të tyre”, ka thënë Art Gashi, kryetar i klubit pejan.

Ai ka thënë se gjyqtari Faton Kurshumliu i ka dëmtuar edhe në ndeshjet e kaluara. Ai ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga FBK që ky gjyqtarë mos t’i referoj ekipit pejan.

Ndeshje është ndërprerë në minutën e tetë të çerekut të tretë, derisa rezultati ishte 52:48 në favor të prishtinasve. Deri te ndërprerja erdhi pas një incidenti ndërmjet Plisave dhe tifozëve neutral në palestrën ‘Shani Nushi’.

Për fatin e kësaj ndeshje do të vendos Federata e Basketbollit e Kosovës, por sipas rregullores Sigal Prishtina pritet ta fitoj takimin në tavolinë me rezultat zyrtar 20:0, pasi ekipi pejan e ka braktisur sallën.

E sigurt është që në finale do të luaj me Bashkimin, i cili në gjysmëfinale e mposhti skuadrën e Besës me rezultat 98-90.

Dhuna vazhdon jashtë palestrës, dëmtohen veturat dhe autobusët e Pejës

Tifozëria ‘Plisat’, pas përjashtimit nga palestra ‘Sani Nushi’ në Gjakovë, kanë demoluar veturat dhe autobusët e skuadrës së Pejës. Sipas raportimeve ka shumë tifozë të arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, ndeshje Peja – Sigal Prishtina, edne nuk ka filluar, pasi tifozëria nga Peja, ‘Shqiponjat’ nuk po dëshirojnë ta braktisin sallën, edhe pse një gjë të tillë e ka kërkuar gjytari dhe delegati i ndeshjes.

Përleshen tifozët, ndërpritet Peja – Prishtina

Është ndërprerë ndeshje gjysmëfinale e Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, pas përleshjes së tifozëve prishtinas dhe atyre pejan.

Ndeshje është ndërprerë në minutën e tetë të çerekut të tretë, derisa rezultati ishte 52:48. Deri te ndërprerja erdhi pas një incidenti ndërmjet Plisave dhe tifozëve neutral që ishin në palestrën ‘Shani Nushi’

Ata filluan të gjuhen me karrige në drejtim të njëri tjetrit, derisa hyri policia. Pas u qetësua situata, Plista u nxorën nga salla.

Kurse, gjyqtari i ndeshjes Faton Kurshumliu dhe delegati i ndeshjes, Alban Lumi kanë kërkuar që të boshatiset e tërë salla për të rinisur ndeshja aty ku ka mbetur.

Reagon Kusari-Lila: Mundemi më mirë

Pas incidenteve në gjysmëfinalen e dytë të IPKO Kupës së Kosovës në basketboll në mes të Sigal Prishtinës dhe Pejës, me ç’rast erdhi deri tek ndërprerja e ndeshjes nga ana e gjyqtarit kryesor Faton Kurshumliut, ka reaguar edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me anë të një postimi të një mesazhi në profilin e saj zyrtar të rrjetit social Twitter.

“Salla e zbraztë, njesia speciale në parket në vend të lojtarëve. Dëshprim rezultati i imponuar. Mundemi më mirë”, shkroi Kusari-Lila.