PSHDK mban takime me banorët e fshatrave Pjetërshan e Raqë
Strukturat udhëheqëse të degës së Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës në Gjakovë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit, mbajtën takime me banorët e fshatrave Pjetërshan dhe Raqë.
Kryetari i degës së këtij subjekti politik në Gjakovë, Anton Shala, prezantoi kandidatët për Asamble komunale nga kjo degë.
Në fjalën e tij, Shala tha se PSHDK ka nominuar kandidatët më të mirë për zgjedhjet lokale të tetorit 2017.
Ai shtoi se këta kandidatë do të jenë zëri i qytetarëve të komunës së Gjakovës dhe do të përcjellin shqetësimet dhe problemet e banorëve.
Shala u shpreh se në listën e PSHDK-së ka mbi 70% të rinj dhe të reja, profile të ndryshme profesionale dhe ka një përfshirje në të gjitha rajonet e PSHDK-së në Gjakovë./radiogjakova/