.
Published On: Thu, Oct 31st, 2013

PSHDK mbyll fushaten me apelin për të votuar ata dhe Lekajn

Share This
Tags

pshdk-tubimGjakovë- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës e ka përmbyllur fushatën elektorale në Gjakovë me ç’rast përshkurtazi edhe është përshkruar rrugëtimi partiak për një Kosovë të pavarur dhe evropiane.

Ukë Berisha, kryetar i PSHDK-së nuk ka lënë pa kritikuar edhe qeverinë qendrore duke konkluduar se për shkak të politikave të keqqeverisjes është shtuar migrimi ilegal dhe me rrezikshmëri të lartë.

Duke bërë thirrje që me datë 3 nëntor të votohet PSHDK-ja, Ukë Berisha ka apeluar se me këto vota qytetarët do të votojnë për  vetveten dhe identitetin e vet, do të votojnë për për kulturën dhe zhvillimin ekonomik.

Nga ana tjetër, Janez Frrokaj, kryetar i Degëve të PSHDK-së në Gjakovë dhe bartës i listës ka folur në retrospektivë për bashkëqeverisjen aktuale duke konstatuar se ishte e sukesesshme dhe në preteendimet për zgjedhjet e së dielës ka apeluar që të votohet PSHDK-ja për asamble komunale ndërkaq për kryetar të votohet kandidatura e Pal Lekajt nga koalicioni AAK-LDD./radiogjakova/