.
Published On: Mon, Oct 14th, 2013

Pushojnë për Bajram

Share This
Tags

partite-logoGjakovë- Festa e Kurban Bajramit pritet të frenojë aktivitetet e fushatës elektorale e cila në dhjetë ditët e para ishte tejet e ngjeshur nga gjitha partitë, e sidomos nga ato që kanë kandidatë për kryetar të komunës.

Ndonëse asgjë nuk është bërë zyrtare, duket se partitë politike kanë vendosur ta respektojnë këtë festë, duke mos zhvilluar aktivitet politik të hënën (sot) me datën 14 dhe të martën me datën 15 tetor.

Megjithatë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar organizimin e një aktiviteti për diten e hënë, aktivitet në të cilin pritet të marrë pjesë edhe kryetari i partisë, Ramush Haradinaj.

Ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të dalin në përkrahje të kandidatit për kryetar të Gjakovës Pal Lekaj, gjatë një takimi që do ta mbajnë me banorët e fshatit Cermjan. /radiogjakova/