.

R A D I O F E S T 2 0 0 6 – edicioni i III-të

Posted By rdiogjk On Wednesday, April 10th, 2013 With 0 Comments

Me organizim të Radio Gjakovës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kultures, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve Jorezidente, për të tretin vit rradhazi u mbajt festivali i radiostacioneve RADIOFEST.

Në këtë edicion, tema kryesore e RADIOFESTI-it ishte “Trashëgimia kulturore  – Thesari i Kosovës” ndërsa si zakonisht gara u zhvillua në dy kategori, në atë të spotit publicitar dhe në radioreportazh.

Pos gares, u mbajten dhe radio-debate në lidhje me rolain e medias në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosoves me përfaqësues të medias dhe historian.

Më 23 dhjetor 2006 në sallen univerzale të Pallatit të Kultures “Asim Vokshi” në Gjakovë u mbajt nata finale e RADIOFEST ’06,  ku me pjesëmarrjen e këngëtarëve si: Shkëlzen Jetishi, Miranda Hashani, Rona Nishliu, grupi Skofiarët, Gentian Gojani, Vesa Smolica, Artemida Qarri, grupi i vallëzimit Art Design etj, u publikuan dhe rezultatet finale.

Punimet e rreth 20 radiostacioneve pjesëmarrëse u vlersuan nga juria në përbërje të: Shaban Arifaj (RTK), Fehim Kurhasani (Radio Dukagjini), Radije Hoxha (RTK) dhe Agim Mulliqi (Radio Gjakova). Në këtë edicion mori pjesë për herë të parë një radio nga Shqipëria, Radio Korça.

ÇMIMET NË “RADIOFEST ‘06”

Kategoria: RADIOREPORTAZH

Çmimi i I-rë: RADIO THERANDA
Emërtimi: PASURIA ARKEOLOGJIKE E BUALËS, autor: Refki RESHITAJ

Çmimi i II-të: RADIO PRIZRENI
Emërtimi: QYTETI MUZE, autor: Shefajet BERISHA

Çmimi i III-të: RADIO MALISHEVA
Emërtimi: ARKEOLOGJIJA NË BUBËL, autor: Habib ZOGAJ

 

Kategoria: RADIOMARKETING-PUBLICITET

Çmimi i I-rë: Radio VALA RINORE (Prishtinë)

Çmimi i II-të: TOP RADIO (Gjakovë)

Çmimi i III-të: RADIO SHARRI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *