R A D I O F E S T 2 0 1 2 – edicioni i VIII-të
Më 17 nëntor 2012 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi’ në Gjakovë është mbajtur edicioni i tetë i festivalit mbarëkombëtar të radiostacioneve “RADIOFEST”.
Festivali tradicional i radiove shqiptare në vitin e tetë të saj mblodhi 22 radio që konkurruan me krijimtaritë radiofonike në reportazh dhe spote publicitare.
Me një program kulturo-artistik me këngë e humor, janë kumtuar dhe radiot fituese. Juria profesionale ishte në përbërje të gazetarëve shumëvjeçar si: Milazim Koci, Fatmir Bujupi,dhe Besiana Krasniqi.Tematika e reportazheve të festivalit ishte 100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.
Juria profesionale pos tri çmimeve kryesore ndau dhe mirënjohje tjera për realizimet teknike, idetë dhe zërat më të mirë radiofonik.
Manifestimi qendror “Radiofest 8”, që u ngjyros me ngjyrat kuq e zi për shkak të festës së 100-vjetorit të shtetit shqiptar, u mbështet nga Kuvendi Komunal i Gjakovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve bashkë me sponsorët tjerë.
ÇMIMET NË “RADIOFEST ‘12”
Kategoria: RADIOREPORTAZH
Çmimi i I-rë: RADIO THERANDA
Emërtimi: NGRITJA E FLAMURIT NE SUHAREKE ME 8 NENTOR 1968
Çmimi i II-të: RADIO SHKODRA
Emërtimi: NJË KËRKESË E HERSHME PËR PAVARËSI, autor:
Çmimi i III-të: RADIO KOSOVA (Prishtinë)
Emërtimi: KTHIMI I GJENERALIT ME QELESHE TE BARDHE
Çmimi për ide: RADIO PEJA
Çmimi për tekst: RADIO VALE E KALTER (Vlorë)
Çmimi për realizim teknik: RADIO TIRANA
Çmimi për zë femre: RADIO KOSOVA
Çmimi për zë mashkulli: RADIO KUKËSI
Çmimi i nikoqirit: RADIO LUSHNJA
Kategoria: RADIOMARKETING-PUBLICITET
Çmimi i I-rë: RADIO KLEA (Elbasan)
Çmimi i II-të: RADIO SARANDA
Çmimi i III-të: RADIO FONTANA (Istog)
Çmimi për ide: RADIO DUKAGJINI
Çmimi për tekst: RADIO FIERI
Çmimi për realizim teknik: RADIO YLBERI (Mitrovicë)
Çmimi për zë femre: RADIO SHKODRA
Çmimi për zë mashkulli: RADIO VALË E KALTER (Vlorë)
Çmimi nikoqirit: RADIO HELIX (Prizren)
ÇMIMI DAVID CHATER – gazetari më i mirë
VANGJEL SAKO (Radio Valë e Kalter – Vlorë)
Foto galeria
[nggallery id=2]
Leave a Reply