R A D I O F E S T 2 0 1 3 – edicioni i IX-të
Në Gjakovë, më 27 dhjetor 2013 u mbajt për herë të nëntë Festivali Mbarëkombëtar i Radiostacioneve “RADIOFEST”. Në këtë ngjarje të rëndësishme morren pjesë 23 radiostacione nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Juria e cila vlerësoi punimet e arritura në spotet radiofonike, radio-reklamë dhe radio-reportazhë ishte nga Instituti i Medias dhe përbëhej nga Shaban Arifaj, kryetar, Sebiha Ramaxhiku anëtare dhe Robert Bojaj anëtar. Më poshtë po ju sjellim dhe fituesit për secilen kategori garimi.
ÇMIMET NË “RADIOFEST ‘13”
Kategoria: RADIOREPORTAZH
Çmimi i I-rë: RADIO SHKODRA
Çmimi i II-të: RADIO TIRANA
Çmimi i III-të: RADIO IDEA (Vlorë)
Kategoria: RADIOMARKETING-PUBLICITET
Çmimi i I-rë: RADIO FIERI
Çmimi i II-të: RADIO PLUS (Prishtinë)
Çmimi i III-të: RADIO YLBERI (Mitrovicë)
Kategoria: RAPORT RADIOFONIK
Çmimi i I-rë: RADIO SHKUPI
Çmimi i II-të: RADIO KOSOVA (Prishtinë)
Çmimi i III-të: RADIO VIZIONI (Podujevë)
Çmimi për ide: Zenel Katana (RADIO ELITA-Ulqin)
Çmimi për tekst: Rami Berisha (RADIO HELIX-Prizren)
Çmimi për zë femre: Shpresa Qarkaxhiu (RADIO GJAKOVA)
Çmimi për zë mashkulli: Saimir Mertiri (RADIO LUSHNJA)
Çmimi nikoqirit: RADIO FERIZAJ