.
Published On: Wed, Jun 11th, 2014

Ardian Kozniku është pjesë e Komitetit Olimpik të Kosovës

Share This
Tags
kozniku dhe kokIsh Futbolisti I shquar me namë ndërkombëtare Ardian Kozniku është pjesë e Komitetit Olimpik të Kosovës.  Ky organizëm sportive me qëllim të afirmimit të sportit kosovar ka emëruar Koznikun në Komisionin për mardhënie me  jashtë . Presidenti I KOK-ut Besim Hasani  ka theksuar rolin e Koznikut në promovimin e sportit kosovar në Kroaci e më gjerë. Sipas tij sukseset e Koznikut, përfshirë edhe medaljen e bronztë të arritur në botërorin e vitit 1998 me përfaqësuesen e Kroacisë, e bëjnë krenar jo vetëm KOK-un por një komb të tërë.
Ai shtoi se në kohën kur sporti dhe organizatat sportive në Kosovë po ballafaqohen me bllokada në arenën ndërkombëtare, inkuadrimi në gjirin e këtij komisioni i emrave eminentë si Ardian Kozniku, do t’i shërbejnë kauzës së sportit kosovar në përpjekje për të arritur ndërkombëtarizimin sa më të shpejtë të organizatave sportive në Kosovë.
Në anën tjetër, Ardian Kozniku ka falënderuar përzemërsisht Komitetin Olimpik të Kosovës  për respektin e treguar. Sipas Koznikut, emërimi në postin e anëtarit të bordit të Komisionit për marrëdhënie me jashtë, do të jetë një motivim dhe obligim shtesë që në Zagreb e kudo në Kroaci që jeton e vepron, të kontribojë për sportin kosovar dhe afrimin e organizatave sportive të Kosovës me ato të Kroacisë.