Reagim i AAK-së: Ne nuk mund ta ndalim erën
Gjakovë-Pas reagimit të AKR-së për dëmtim të materialit të marketingut të kandidates për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe bërjes përgjegjës për këto akte AAK-në, kanë reaguar këta të fundit.
Sipas Zyrës për Informim të AAK-së, posterat janë dëmtuar nga era dhe era nuk i ka kursyer as posterat e AAK-së.
Më poshtë po ju sjellim reagimin e plotë të AAK-së./radiogjakova/
REAGIM
Posterat janë dëmtuar nga era dhe era nuk i ka kursyer as posterat e AAK-së.
AAK vërtetë është shumë e fortë dhe ndoshta mund të na fajsoni se nuk e kemi ndal erën, por kundër fuqisë madhore jo vetëm ne, por as supërfuqitë nuk mund të mbrohen.
Këto kritika të ulta, janë treguesi më i mirë se kësaj radhe humbjen do ta keni shumë më të thellë se më pare sepse asnjëhere nuk u morët me nevojat e qytetarëve por vetëm me shpifje e trillimi fyese jo vetëm për ne, por për qytetarët në përgjithësi.
Në vijim po i paraqesim disa foto që na ka dëmtuar era dhe për këtë nuk e kemi ndërmend të ankohemi në KZAP, sepse vetëm partitë jo serioze që humbjen e kanë të sigurtë bëjnë ankesa të tilla. Ju vazhdoni të merreni me shpifje, ndërsa ne vazhdojmë me punën, me vlerat e këtij vendi, me ju qytetarë të dashur të Gjakovës, vazhdojmë të gjithë së bashku.
Zyra për Informim e AAK-së