.
Published On: Sun, Mar 30th, 2014

Rudi i jep tre pikë të arta Vëllaznimit

Share This
Tags

lorik-rudiGjakovë- Duket se fitorja në mesjavë dhe emërimi i shtabit të ri teknik kanë pasur ndikim në këndelljen e Vëllaznimit. Skuadra gjakovare në Prishtinë shënoi edhe një fitore të vlefshme  ndaj “2 Korrikut”.

Ndonëse e pati një përballje të vështirë me këtë  skuadër, pasi munguan katër futbollist standard dhe u përballë me skuadrën e cila i pat shkaktuar humbje në Gjakovë, mjaftoi goli i Lorik  Rudit  në minutat shtesë të ndeshjes  dhe rezultati 1 me 0,  për tri pikë të reja.

Për shkak të golaverazhit Vëllaznimi ka kaluar në pozitën e dytë me pikë të njëjta me Istogun. Të dielën Vëllaznimi në Gjakovë luan me Gjilanin. Ndërkaq skuadra e juniorëve të Vëllaznimit ka barazuar në Mitrovicë 2 me 2 në lojë me Trepçën 89./radiogjakova/