.
Published On: Fri, Oct 11th, 2013

S’do lejojmë që prodhimet e bujqëve të hidhen në “Erenik”

Share This
Tags

vv-ponoshecGjakovë- Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjakovë mbajti takim në Ponoshec të Rekës së Keqe, ku morën pjesë kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Arbërie Nagavci, kandidatët për Kuvendin Komunal të Gjakovës, dhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Arbërie Nagavci, para të pranishmëve foli për programin e Lëvizjes , ku përmendi bujqësinë si njërën nga shtyllat kryesore që ka alternativa e Vetëvendosjes. “Çdo vendim i cili do të merret gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje do të niset nga baza, që i bie nga Ponosheci drejt pushtetit lokal”, tha Nagavci.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se prodhimet vendore të bujqve dëmtohen në masën më të madhe nga pushteti. “Ne nuk do të lejojmë që prodhimet e Rekës së Keqe të hidhen në lumin “Erenik”, siç ka ndodhur deri më tani, ngaqë komuna e Gjakovës nuk kujdesët për prodhuesit vendor”, është shprehur Kurti.

Sipas tij, Pal Lekaj nuk mundet t’i ndihmojë prodhuesit vendorë të komunës së Gjakovës sepse ai është në një parti me Ramiz Kelmendin dhe ai nuk e lejon një gjë të tillë. “Prodhuesi vendor sot është i ndaluar nga vetë qeveria lokale dhe qendrore. Asnjë prodhues nuk mundet të matet me prodhuesit vendeve tjera, si për shembull me prodhuesit e Serbisë, sepse ata i ndihmon shteti i tyre ndërsa në Kosovë prodhuesi vendor pengohet”, tha për fund Kurti./radiogjakova/