.
Published On: Sat, Jul 8th, 2017

Semir Zeneli bëhet kuqezi, të hënën i bashkohet Vëllaznimit

Share This
Tags

Kryesia e Vëllaznimit ka plane serioze për krijimin e një skuadre të qëndrueshme dhe cilësore për të përballuar garën e sezonit të ri të Superligës së futbolit të Kosovës.

Krahas futbollistëve të rinj e të talentuar, po angazhon edhe futbollistë të dëshmuar e me përvojë.

Pas Samir Sahitit, nga dita e hënë skuadrës gjakovare në përgatitje do t’i bashkohet edhe sulmuesi Samir Zeneli i cili së fundmi është aktivizuar me skudrën e Dritës së Gjilanit.

Ndryshe, futbollistët e Vëllaznimit kanë nësnshruar kontratat njëvjeçare me klubin për edicionin e ri, ndërsa nga dita e hënë stërvitjet intensifikohen me dy herë në ditë./radiogjakova/