Shah, Vangjel Buli i bashkohet Vëllaznimit
Mjeshtri ndërkombëtar nga Shqipëria, Vangjel Buli, sezonin e ardhshme do të përfaqësojë klubin e shahut Vëllaznimi.
Ky njoftim u bë i ditur nga klubi gjakovar.
Ndërkohë kryesia e këtij klubi është duke punuar që të sigurojë edhe disa përforcime me shahistë eminentë kosovarë.
Këta së bashku edhe me shahistët e saj lokalë do të synojë të luftojë për titullin kampion për sezonin e ri 2018.