Shpallen më të mirët në tenis, Federata nderon edhe Radio Gjakovën
Federata e Tenisit e Kosovës këtë fundjavë ka shpallur më të mirët e Kosovës në tenis për vitin 2017.
Dy teniste nga klubi i tenisit Sporek nga Gjakova, Tiara Berisha dhe Rea Gojani kanë fituar çmime. E para u shpall më e mira në kategorinë portokalli, ndërsa e dyta “Shpresa e vitit 2017” në topin e kuq. Po ashtu, me këtë çmim u nderua edhe Sufjan Baruti.
Federata e Tenisit e Kosovës nderoi edhe Radio Gjakovën me mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e sportit të tenisit. E vetmja media që u vlerësua.
Trajneri i klubit Sporek, Lorik Haxhishabani thotë se çmimet e tenisteve gjakovare dëshmojnë për punën përkushtuese që bëhet në klub ani pse nuk ka kushte adekuate për ushtrime.
Ai shpreson se me ndërtimin e terreneve të tenisit në Shkugës do të nxis shumë të rinj të merren me këtë sport./radiogjakova/