Shpallen sportistet me te mire te vitit 2016
Në “Lomen e Drithit”, të dekoruar për festat e fundvitit, mbrëmë u organizua solemniteti i shpalljes së sportistëve më të mirë të vitit 2016. Mirënjohjet dhe kupat për më të mirët i dorëzuan Mimoza Kusari Lila, kryetare e komunës dhe Besnik Hasi, legjenda e futbollit shqiptar të cilit mbrëmë iu nda edhe mirënjohja e komunës për kontributin në ndërkombëtarizimin e sportit shqiptarë në botë. Kusari Lila e vlerësoi si të suksesshëm këtë vit për sportistët gjakovarë duke përmendur edhe mbajtjen e kampionatit evropian të shahut.
Sportiste e vitit u shpall hendbollistja e shquar e Klubit të hendbollit “ Shqiponja”, Xhevahire Bajramaj. Klubi saj u shpall klubi më i mirë.
Mes 10 Sportistëve të vitit 2016 janë: Bekim Ermeni- Shah, Besart Kurhasku – Boks, Sali Riza- Kërcyes nga lartësit në ujë, Tirron Mamusha- Atletikë, Isuf Leka- Hendboll, Albutrint Morina- Futboll, Halim Selmanaj-Futsall, Atik Koshi- Basketboll, dhe Alban Delija-Ciklizëm. Pastaj u nanë edhe mirënjohje për : Fatosi më i dalluar Shkamb Baruti – Futbollist, Pionieri më i dalluar Adea Haxhidauti – Skijim, Kadeti më i dalluar Artion Osmani – Karate, Juniori më i dalluar Art Luzha – Hendboll, Shkolla më e suksesshme KF “Gjakova”, Trajneri më i dalluar Admir Boshnjaku. Punëtori sportiv më i dalluar Skender Alija, Gjyqtari më i dalluar Agim Shala në boks, Pedagogja më e mirë Shpresa Berisha, Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Pashtriku” , Maratonistja më e mirë u shpall Mimoza Kusari Lila dhe Tifozët e vitit u shpallen “Tifo grupi 1927”.
Sektori i sporteve si organizator i kësaj ngjarje ndau mirënjohje edhe për veteranët Rifat Ymeri për Vepër jetësore për kontributin në futboll, Nexhmedin Canhasi për pingpong dhe Sherafedin Lleshi në futboll.