.
Published On: Mon, Jul 10th, 2017

Sioni e Lugano “luftë” për Kukelin

Share This
Tags

Dy skuadrat zvicerane Sion dhe Lugano po bëjnë luftë me njra-tjetrën për të siguruar shërbimet e futbollistit Burim Kukeli.

Emri i futbollistit gjakovar që luan edhe me Kombëtaren shqiptare është bërë temë diskutimi në afatin kalimtar në Zvicër, për shkak të interesimit të madh të dy skuadrave elitare për shërbimet e tij.

Sioni tashmë drejtohet nga Paulo Tramexani, ish-ndihmës i De Biasit që e afroi Kukelin në Kombëtaren shqiptare, ndërsa Lugano do të luajë në Ligën e Europës.

Kukeli ka edhe një vit kontratë me Zyrihun, por duket se nuk është më pjesë e planeve që ka kjo skuadër e cila ringjitet në elitën e futbollit zviceran këtë edicion.

Ditët në vijim pritet të ketë një vendim nga vetë futbollisti për të përzgjedhur destinacionin e tij./radiogjakova/