Sport, zgjedhen më të mirët e 2013-ës
Gjakovë- Epiteti i sportistit të vitit 2013 për komunen e Gjakovës i takoi kikboksierit Shpëtim Ahmetaj nga klubi i kikboksit “Sport center” të Gjakovës. Ne manifestimin qe u organizua te premten, klubi më i mirë sportiv u shpall klubi i futsallit Liburn.
Mes 10 sportistëve ishin edhe Rinor Muhaxhiri hendbollist, Burim Krasniqi shigjetar, Driton Rraci basketbollist, Elma Kameri hendbolliste, Alban Delija ciklist, Halim Selmanaj futsall, Egzon Xharavina skitar dhe futbollistët Armend Markaj dhe Robert Gjeraj.
U nderua me mirënjohje edhe trajneri me i mirë Luan Kozniku ,punetori sportiv Abaz Beqa, pedagogia sportive Blerta Juniku-Rraci , gjyqtarët Ilir Bytyqi e Syart Kasapi si dhe veteranet e sportit Neki Shehu atletik, Fatmir Morina futboll dhe Nexhmedin Hoxha basketboll.
Duke i dorëzuar kupën e fituesit për sportistin e vitit, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila përgëzoi sportistët për arritjet dhe përpjekjet për rezultate sa më të mira duke ia ngritur namin klubit dhe Gjakovës. Ajo premtojë mbështetje për sportistët në të ardhmen./radiogjakova/










