Superliga e juniorëve, Llapi refuzon të ndryshojë fanellat ndaj Gjakovës, anulohet ndeshja
Të shtunën duhej të zhvillohej ndeshja e Superligës së juniorëve në futboll ndërmjet Llapit e Gjakovës, por kjo sfidë nuk u luajt edhe pse ekipi gjakovar udhëtoi mbi 90 kilometra deri në Podujevë.
Arsyeja e mos zhvillimit të ndeshjes ishte fakti se të dy skuadrat kishin fanellat me ngjyrë të njëjtë, ndërsa skuadra gjakovare nuk kishte me vete fanellat e dyta.
Përkundër lutjes së ekipit të Gjakovës, delegatit të ndeshjes dhe treshesh së gjyqtarëve drejtuar ekipit të Llapit që të mirëkuptonte ekipin mysafir dhe t’ju ndihmonte duke mbajtur fanella të tjera ose për t’ju ndihmuar me jelekë ngjyrë tjetër, ekipi vendas refuzoi.
Drejtuesit e ekipi gjakovar thanë kjo ndodhi për shkak se Llapi dëshironte që ta fitonte ndeshjen në tavolinë.
Pas refuzimit kategorik për ndihmë nga udhëheqësit dhe trajneri i klubi të Llapit, ndeshja nuk u luajt./radiogjakova/