.
Published On: Tue, Mar 13th, 2018

Superliga në fazën finale, Vëllaznimi ka “kundër” edhe kalendarin

Share This
Tags

Të mërkurën nis faza e tretë dhe e fundit e Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi i Vëllaznimit do të synojë të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit kosovar dhe të shmang pozitën aktuale në klasifikim që të dërgon në barazh.

Kuqezinjtë nuk kanë kalendar të favorshëm pasi në 11 ndeshje të kësaj faze, 6 prej tyre i luajnë në terren të huaj.

Ekipi i Arsim Gojanit e nis të mërkurën në Prizren në ndeshjen derbi të Dukagjinit kundër Lirisë.

Skuadra nga Prizreni po kalon në një formë të mirë pasi ka 3 fitore ne 4 ndeshjet e fundit në kampionat, ndryshe nga Vëllaznimi që ka vetëm 1 fitore në po aq ndeshje.

Mirëpo, përballjet ndërmjet Lirisë e Vëllaznimit kanë ngjallur gjithmonë interesimin e tifozërisë dhe njëjtë pritet të jetë edhe të mërkurën.

Kjo ndeshje fillon prej orës 14:00, ndërsa gjyqtar kryesor i këtij takimi do të jetë Fatmir Tahiri./radiogjakova/

Orarin dhe ndeshjet për 11 xhirot e fazës së tretë i gjeni më poshtë:

(Java 23 – 14 Mars) – Liria vs Vëllaznimi
(Java 24 – 18 Mars) – Vëllaznimi vs Drita
(Java 25 – 31 Mars) – Prishtina vs Vëllaznimi
(Java 26 – 08 Prill) – Vëllaznimi vs Drenica
(Java 27 – 14 Prill) – Trepça’89 vs Vëllaznimi
(Java 28 – 31 Prill) – Flamurtari vs Vëllaznimi
(Java 29 – 29 Prill) – Vëllaznimi vs Besa
(Java 30 – 02 Maj) – Vllaznia vs Vëllaznimi
(Java 31 – 06 Maj) – Vëllaznimi vs Llapi
(Java 32 – 13 Maj) – Feronikeli vs Vëllaznimi
(Java 33 – 20 Maj) – Vëllaznimi vs Gjilani