Të ndihmojmë Amir Abrashin të zgjidhet futbollisti i vitit në Zvicër
Është dita e fundit për të votuar në portalin gjigant zviceran ‘Blick’, për dyshen shqiptare, Amir Abrashi dhe Albert Bunjaku.
Dy futbollistët shqiptarë janë në garë për të fituar çmimin si futbollisti më i dashur në kampionatin zviceran, transmeton Telegrafi.
Deri më tani tifozët shqiptarë i kanë dhënë shtytje të madhe dy lojtarëve të tyre, duke votuar por është dita vendimtare dhe nga një votë tjetër vetëm do t’i forconte lojtarët tanë për ta rrëmbyer këtë çmim, ku për të janë në garë edhe 28 futbollistë të tjerë.
Për ta votuar Amir Abrashin dhe Albert Bunjakun, klikoni këtu.