.
Published On: Tue, Feb 3rd, 2015

Tifozët synojnë të shpëtojnë KF Vëllaznimin

Share This
Tags

vellaznimi-arkaDuke e parë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet klubi i futbollit Vëllaznimi, disa tifozë të këtij klubi kanë ndërmarrë një aksion përmes së cilin synojnë të grumbullojnë mjete financiare. Ata kanë ndërtuar arka qelqi dhe i kanë shpërndarë nëpër lokalet kryesore të qytetit, e në të cilat qytetarët e interesuar mund të hedhin para sipas dëshirës e mundësive.

Sipas organizatorëve, një participim sado i vogël i qytetarëve mund të ketë rëndësi të madhe për klubin, prandaj kanë ftuar të gjithë që me mundësitë e tyre t’i ndihmojnë klubit. Ata kanë bërë të ditur se mjetet e grumbulluara për një periudhë të caktuar do t’i dorëzojnë tek kryesia e klubit, me dëshirën që ato mjete të përdoren për të mirën e klubit dhe të futbollistëve.

Ndryshe, ky veprim i tifozëve ka nxitur reagime të ndryshme në mesin e qytetarëve. Ka të tillë që e kanë përgëzuar iniciativën, duke ftuar qytetarët që të japin para për klubin, por ka pasur edhe kritika dhe akuza për komunën e kryesinë e klubit, pasi të njëjtit janë akuzuar për dështim në menaxhimin e klubit./radiogjakova/