Tjetër miqësore për Vëllaznimin
Në kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri të Superligës, futbollistët e Vëllaznimit të hënën luajnë edhe një ndeshje stërvitore, kësaj radhe me Llapin e Podujevës.
Takimi zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjakovë me fillim prej orës 17.00.
Kjo është ndeshja e dytë stërvitore, që vjen pas asaj me Oniks Banjën e Pejës që përfundoi me rezultat 3 me 0 në favor të kuqezinjve./radiogjakova/