T’kisha mend, nuk isha ardhur në Gjakovë
Gjakovë/Prishtinë- Gjyqtari anësor nga Podujeva, Jakup Musolli është qëlluar në kokë nga hedhjet e tifozëve gjakovarë në ndeshjen mes Vëllaznimit e Trepçës ’89, me ç’rast kishte pësuar edhe gjakderdhje në kokë. Me këtë rast, mjekët e skuadrave iu ishin afruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore, derisa njëri prej tyre e kishte pyetur:
“Jakup a po të merren mendtë?”. Kurse, Musolli ishte përgjigjur: “Me pas unë mend, nuk kisha ardhur fare këtu”. Sot e asaj dite kolegët e tij qeshin me këtë thënie të Musollit, të paktën jo në prezencë të tij. Musolli ishte bërë cak i sulmeve të tij pikërisht në Gjakovë.
Ndeshja në fjalë kishte përfunduar 1:1 dhe me këtë barazim Vëllaznimi ishte rrezikuar goxha shumë për rënie nga Superliga, ku disa javë më vonë edhe u largua matematikisht. Vëllaznimit i ishte dënuar për të luajtur dy ndeshje pa tifoz./tribuna/