.
Published On: Thu, Aug 7th, 2014

Vëllaznimi fiton me penallti, tifozët të zhgënjyer

Share This
Tags

vellaznimi-Në kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri të Superligës së futbollit të Kosovës, Vëllaznimi, të mërkurën, në stadiumin e qytetit zhvilloi edhe një ndeshje stërvitore, kësaj radhe me Deçanin.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3 me 1 me golat që i shënuan: Gjergj Bushaj, Luigj Buqaj dhe Valon  Kasapi nga penalltia. Ishte kjo ndeshja e dytë stërvitore pas asaj me Rahovecin që i ka shërbyer shtabit teknik  për të konsoliduar njëmbëdhjetëshin më të mirë. Ka ngelë edhe diçka më shumë se një javë, deri në fillim të kampionatit të ri, ndërsa Vëllaznimi ka ende punë në koordinimin e reparteve që duhet t’i tejkaloi me sa më shumë lojëra dhe me kundërshtarë të barabartë. Tifozët nuk janë ndarë të kënaqur me lojën e Vëllaznimit duke thënë se kjo skuadër nuk mund të pretendojë asgjë në sezonin e ri.

Për të shtunën është planifikuar të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër stërvitore, kësaj radhe me Istogun, skuadër kjo që ka hyrë në elitën e futbollit kosovar./radiogjakova/