.
Published On: Sun, Apr 16th, 2017

Vëllaznimi, fitore me rezultat tenistik ndaj Ramiz Sadikut

Share This
Tags

Egzon Gashi udhëhoqi Vëllaznimin drejt një fitoreje të re në fundjavë ndaj Ramiz Sadikut. Kuqezinjtë mposhtën 6-2 kundërsharët në stadiumin e boshatisur për shkak të dënimit të FFK-së pas dhunës në ndeshjen ndaj Flamurtarit.

Gashi shënoi 4 gola, ndërsa sulmuesi Dardan Rugova u rikthye nga dëmtimi me gol, ndërsa në listën e golashënuesve u përfshi edhe Kastriot Simoni.

Me këtë fitore, Vëllaznimi mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, tre më pak se vendi i parë.

Këtë fundjavë kuqezinjtë luajnë sërish në Gjakovë dhe presin Vllazninë e Pozharanit.